Bëni glazurë si në ëmbëltore: Ja se si duhet ta shkrini çokollatën!

Ushqime

Bëni glazurë si në ëmbëltore: Ja se si duhet ta shkrini çokollatën!

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:29
Foto

Çokollata e shkrirë është shtojcë e përsosur për akullore, tortë dhe ëmbëlsira

Nëse nuk dëshironi të blini glazurë të gatshme, kjo është mënyra se si ta bëni vetë pa u lodhur shumë.

Përbërësit:

– çokollatë e bardhë apo e zezë për zierje,
– ujë i ftohtë,
– garuzhdë e drunjtë,
– tepsi e zbrazët apo enë e ngjashme,
– tenxhere e vogël.

Përgatitja:

1. Në pllakë të shporetit qitni tenxheren dhe qitni ujë dhe prisni të vlojë.
2. Gjatë kësaj kohe çokollatën për zierje priteni në copa të imta.
3. Kur uji të vlojë ulni zjarrin dhe tenxheren e vogël vendoseni në tepsinë e zbrazët.
4. Në tepsinë e zbrazët qitni çokollatën e grirë, e cila ngadalë do të fillojë të shkrihet.
5. Përzieni herë pas here çokollatën me garuzhdën e drunjtë derisa të shkrihet e gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat