Të mirat që merr shëndeti nga konsumimi i 15 bajameve në ditë - Bota Sot
Të mirat që merr shëndeti nga konsumimi i 15 bajameve në ditë

Ushqime

Të mirat që merr shëndeti nga konsumimi i 15 bajameve në ditë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:57
Ilustrim

A mundet që 15 bajame në ditë ta mbajnë mjekun larg? Kur bëhet fjalë për ushqime të shëndetshme, veçanërisht fruta të thata ose fara, shumica e entuziastëve të shëndetit me siguri do të mendojnë për bajamet.

Bajamet janë të pasura me lëndë ushqyese si fibra, proteina, yndyrna të pangopura, vitaminë E dhe shumë të tjera. Ky frut i thatë gjithashtu na bën më të ngopur dhe na bën të hamë më pak. Por sa bajame duhet të hani në një ditë?

Një studim i fundit ka treguar se bajamet mund të rregullojnë kolesterolin duke rritur nivelet e atij të mirë. Për më tepër, bajamet ulin trigliceridet dhe indeksin aterogjenik, të shoqëruar me inflamacion kronik dhe sëmundje kardiovaskulare. Bajamet janë të pasura me antioksidantë, të cilët mbrojnë trupin nga dëmtimi i radikalëve të lirë që çon në stres oksidues, i cili nga ana tjetër shkakton plakje, kancer dhe sëmundje të tjera.

Vitamina E që gjendet në bajame mbron membranat qelizore nga stresi oksidues, duke parandaluar sëmundjet e zemrës, Alzheimerin dhe të tjerët. Ngrënia e 15 bajameve në ditë, gjithashtu ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, falë pranisë së proteinave, fibrave dhe yndyrnave të shëndetshme. Bajamet gjithashtu përmbajnë magnez, një mineral që merr pjesë në rreth 300 procese në trup, përfshirë kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

Në fund, bajamet janë një ushqim i shkëlqyeshëm edhe për ata që vuajnë nga hipertensioni. Magnezi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, duke e rikthyer atë në nivele normale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...