Ushqimet që e pengojnë shtatzëninë - Bota Sot
Ushqimet që e pengojnë shtatzëninë

Ushqime

Ushqimet që e pengojnë shtatzëninë

Më: 30 maj 2020 Në ora: 22:48
Ilustrim

Një dietë e ekuilibruar i bën mirë shëndetit në përgjithësi por edhe fertilitetit në veçanti, thonë ekspertët. Studimet tregojnë se disa përbërës artificialë mund të ndikojnë në sistemin hormonal duke e vështirësuar konceptimin.

Ushqimet që përmbajnë sojë

Soja njihet për benefitet shëndetësore, por një grua që tenton të mbetet shtatzënë është e preferuar të mos e ketë sojën në dietën e saj . Ekspertët thonë se soja mund të ndikojë sistemin hormonale të grave.

Ushqimet e shpejta

Këto produkte kanë një ndikim negativ tek gratë që duan të bëhen nëna sepse shkaktojnë disbalancë hormonale. Organet e ndryshme riprodhuese janë të ndjeshme ndaj efekteve të këtyre substancave të cilat çrregullojnë nivelet e hormoneve në trup.

Yndyrnat e pashëndetshme

Ushqimet e yndyrshme duhen eliminuar nga dieta nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë. Ato ndikojnë në shtimin e peshës dhe pesha e tepërt është numër një në çrregullimin hormonal. Gjithashtu mbipesha është e rrezikshme për komplikacione të ndryshme në rast se jeni shtatzënë.

Alkooli

Ekspertët sugjerojnë se duhet të eliminoni plotësisht alkoolin nëse po përpiqeni të arrini shtatzëninë.Alkooli shkakton inflamacion. Gjithashtu pengon përthithjen e vitaminave B e mineraleve të cilat janë vitale për ju në momentin që po përpiqeni të jeni shtatzënë.

Pijet e gazuara  

Konsumimi i tyre, sipas ekspertëve, mund të shkaktojë inflamacion i cili dëmton nivelet e hormoneve dhe sistemin riprodhues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat