Fëmijët nuk duhet të pinë lëng frutash për mëngjes. Arsyeja është kjo…

Ushqime

Fëmijët nuk duhet të pinë lëng frutash për mëngjes. Arsyeja është kjo…

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 10:03
Ilustrim

Shumë prej jush u japin fëmijëve një gotë lëng frutash pas mëngjesit. Por duhet të dini se gaboni pasi kjo gjë nuk këshillohet. Hulumtuesit kanë zbuluar se fëmijët që e shoqërojnë vaktin edhe me një gotë lëng frutash kanë më shumë gjasa të preken nga obeziteti.

Niveli i lartë i sheqerit te lëngjet ndikon drejtpërdrejtë te pesha.

Në një studim të kryer nga Universiteti i Mjekësisë në Vjenë u konfirmua se edhe lëngjet e frutave të freskëta, nuk këshillohen të shoqërohen me vaktin  mëngjesit për fëmijët. Më mirë është që në vend të lëngut, fëmijës t’i jepet një frut pas ushqimit.

Studiuesit zbuluan se fëmijët që kishin konsumuar  lëng frutash pas vaktit të mëngjesit, kishin 50 % më shumë shanse për të qenë mbipeshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat