Këto janë ushqimet e detit që duhet t’i provoni sot në kuzhinat e juaja - Bota Sot
Këto janë ushqimet e detit që duhet t’i provoni sot në kuzhinat e juaja

Ushqime

Këto janë ushqimet e detit që duhet t’i provoni sot në kuzhinat e juaja

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 13:43
Foto Ilustrim

Ushqim i detit – është nje term kolektiv në të cilin përfshihen p.sh midhjet, karkalecat, oktapod, gaforret dhe goca deti, të cilat mund  të përdoren për të formuar një shumëllojshmëri të gjerë të pjatave, qoftë ato të pjekura në furrë, të skuqura në tigan ose të ziera në ujë të nxehtë

Cilat janë përfitimet e ushqimve të detit ?

Ushqimi i detit është një burim i rëndësishëm i proteinave në shumë dieta në të gjithë botën, veçanërisht në zonat bregdetare. Ato janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, që janë thelbësore për zhvillimin e trurit dhe funksionimin normal të tij. Konsumi i këtij ushqimi, të paktën tre herë në javë, eliminon plakjen e trurit në masë 13 %.

Ushqimet e detit kanë pak yndyrë dhe përvetësohen lehtë nga organizmi, ndaj për këtë arsye, konsiderohen edhe si “ushqimi-ilaç” i atyre që vuajnë nga arterioskleroza.

Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard ka sugjeruar që ata që hanë ushqim deti dy herë në javë zvogëlojnë rrezikun e tyre për një numër sëmundjesh siç janë depresioni, alzheimeri dhe goditjet në tru. Përveç kësaj, është gjithashtu e rëndësishme për përhapjen e lëndës gri në tru, e cila është jetike për njohje dhe kujtesë.

Image

Për ju që e adhuroni ushqimin e detit ne ju rekomandojmë disa lloje të brendit cilësor Coop i cili na sjellë shijen e detit në tryezë çdo ditë si: ushqim deti fior fiore, vetëm një herë po ta provoni do t’ju surprizoj me shijen e tij të parezistueshme, ndërsa për ata që i duan pastat me fruta deti, coop ju mundëson të përgatitni një pjatë të shkëlqyeshme të detit për vetëm 8 minuta dhe të shijoni një salcë fantastike deti të pasuruar me midhje dhe kallamar, e në mesin e këtyre ushqimeve kur përmendet shija fantastike nuk ka sesi të mos ceken edhe karkalecat katalania me origjinë Katalanase.

Ushqimet e detit janë një kënaqësi kuzhinës dhe në të njëjtën kohë ato promovojnë shëndetin e një kënaqësi të tillë mund ta gjeni në Super Viva.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat