Mësoni cilat lloje të uthullës ekzistojnë dhe si përdoren në ushqim!

Ushqime

Mësoni cilat lloje të uthullës ekzistojnë dhe si përdoren në ushqim!

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Uthulla është produkt i fermentimit të verës apo të ndonjë artikulli tjetër i cili përmban sasi të mjaftueshme sheqeri

Cilësia e uthullës varet nga cilësia e alkoolit i cili paraqet bazën për krijimin e uthullës, ndërkaq lënda e parë themelore për prodhimin e uthullës në disa regjione mund të jetë ajo e cila ekziston me bollëk.

Po ju zbulojmë llojet e uthullës dhe në cilat raste përdoren:

Uthulla…

… nga mjedra

Kjo uthull pemësh ka aromë të jashtëzakonshme dhe shije të butë të thartë. Është e përshtatshme për ushqime të ftohta, sallatë nga mishi i shpezëve dhe panxhari i kuq.

…mushti i mollëve

Shija e butë e hidhët e kësaj uthulle shumë të shëndetshme do të jetë më aromatike nëse edhe mollët janë më të shijshme. Është e mirë me karota, selino dhe sallatë të gjelbër. Përdoret edhe për dobësim dhe eliminim të kolesterinës.

… me erëza bimësh

Ky lloj i uthullës aromatike bazohet në uthullën e verës së bardhë: me shtesë rigoni dhe borziloku përdoret për domate, speca, kungullesha dhe sallatë të gjelbër, ndërkaq varianti me majdanoz apo me kopër qitet në sallata të ndryshme.

… balsamike

Një ndër më të njohurat për shkak të thartirës së mirë e cila përmban notë të ëmbël. Në ushqime të ftohta përdoret për sallatë nga domatet, arugula dhe mishi i bardhë. Është e përshtatshme edhe si erëz për salca apo desertë.

… e verës

Dallohet nga uthulla e verës së bardhë dhe e verës së zezë. Uthulla e verës së zezë është e përshtatshme për sallatë të gjelbër dhe mish viçi të marinuar apo për mish shtazësh të egra. Uthulla nga vera e bardhë është më e butë dhe përdoret për mish peshku dhe shpargull.

… nga shtogu

Uthulla e pemëve apo ajo e verës së bardhë aromatizohet me lule shtogu dhe përdoret në sallata të gjelbra, sallata me mish peshku apo në sallata nga frutat e malit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat