Keni blerë banane, ndërsa ato shpejt nisin të kalben? Pengojeni kalbjen me këtë truk

Ushqime

Keni blerë banane, ndërsa ato shpejt nisin të kalben? Pengojeni kalbjen me këtë truk

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Nutricionistja britanike, Rihannon Lambert, thekson që bananet janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit dhe i materieve të tjera ushqyese

Janë plot me antioksidante, janë mesracion i shkëlqyeshëm, ndërsa nga to mund të bëhen desertë të ndryshëm e të shëndetshëm, siç janë krepat apo bukë bananeje.

Njëra anë e keqe është që pas blerjes shumë shpejt fillojnë të kalben.

Që të mos detyroheni t’i hidhni apo t’i përdorni për disa gjellë për të cilat janë të nevojshme bananet shumë të pjekura, Reader’sDigest sjell disa këshilla se si t’i ruani më mirë.

Truku i parë është mbështjellja e bishtit me folie plastike.

Mbështilleni rreth bishtit e cila e mban bananen të bashkuar, madje në atë mënyrë që folien ta kaloni edhe midis bananes dhe rreth bishtit – që të jetë sa më mirë e mbështjellë.

Metoda tjetër është ngrirja.

Qërojeni, priteni në rrathë, mbylleni mirë në një enë apo në qese plastike dhe ngrijeni.

Bananet e tilla më vonë mund t’i përdorni për gatimin e ëmbëlsirave dhe smothieve.

A e keni vërejtur që në tregje bananet shpesh janë të lidhura për ndonjë spango? Është ky sekreti i kalbjes së ngadaltë të tyre dhe metoda më e mirë e ruajtjes!

Vilen derisa janë ende të gjelbra, ndërkaq fillojnë të piqen menjëherë pas vjeljes kur bien në kontakt me lirimin e etilenit, gaz natyror i cili përshpejton pjekjen.

Kur janë të varura në çengel apo në litar, atëherë procesi i pjekjes ngadalësohet. Gjithashtu, në atë mënyrë i mbroni edhe pemët e tjera nga etileni i bananeve për të mos u përshpejtuar prishja e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat