Çfarë të hani dhe pini kur vuani nga dhimbja e fytit

Ushqime

Çfarë të hani dhe pini kur vuani nga dhimbja e fytit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:53
Ilustrim

Për të lehtësuar dhimbjen, përveç inflamacionit, çfarë të hani dhe pini kur vuani nga dhimbja e fytit? Disa ushqime dhe pije specifike janë të dobishme për trajtimin e një dhimbje fyti. Një gjendje kjo me të cilën zakonisht duhet të merremi në periudhën e vjeshtës. Dhe sigurisht, madje edhe më shumë, në dimër kur jeni subjekt i ndryshimeve të temperaturës.

Ja se çfarë të hani dhe pini kur ju dhemb fyti

Sa i përket ushqyerjes, në përgjithësi, së pari është e nevojshme të tregoni ushqimet që duhen shmangur. Prandaj, kur keni dhimbje fyti është e nevojshme të kufizohet konsumi i kafesë, kjo për faktin se efekti diuretik, i lidhur me të, mund të ulë nivelet e hidratimit të trupit. Dhe pasoja e gjithë kësaj është përkeqësimi i pashmangshëm i dhimbjes së fytit. Ashtu siç duhet të qëndroni larg ose të paktën, të kufizoni konsumin e ushqimeve pikante.

E njëjta gjë vlen për të gjitha ato ushqime që përmbajnë shumë yndyrë dhe në përgjithësi, të gjitha ushqimet që janë të vështira për tu tretur. Gjithashtu nuk duhet harruar se pirja e duhanit dhe alkooli shkaktojnë një përkeqësim të gjendjes së sëmundjes. Por gjithashtu kushtojini vëmendje produkteve të qumështit që mund të ndërhyjnë, në rastin e terapisë me antibiotikë.

Çajra bimorë, infuzione dhe gargare janë ilaçet natyrore më efektive

Duke iu drejtuar pijeve që preferohen kur keni dhimbje të fytit, duhet thënë se çajrat bimorë dhe infuzionet janë të shkëlqyera për qetësimin e dhimbjeve dhe inflamacioneve. Sidoqoftë përdorni produkte natyrore që dallohen për vetitë e tyre dezinfektuese dhe anti-inflamatore, ku mund të përmendim lëng limoni, mjaltë, xhenxhefil, jamball. Pa harruar shafranin e Indisë i cili, i kombinuar me mjaltin, i jep jetë një antibiotiku të vërtetë natyror dhe të fuqishëm.

Për më tepër, si një alternativë ndaj infuzioneve dhe çajrave të nxehtë bimor, simptomat e dhimbjes së fytit mund të lehtësohen duke përdorur gargarë. Për shembull, duke përdorur një tretësirë të vakët të ujit dhe kripës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat