Ushqimet që veprojnë si një mburojë kundër koronavirusit

Ushqime

Ushqimet që veprojnë si një mburojë kundër koronavirusit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Përveç vaksinës, shkencëtarët po përpiqen përmes studimeve të ndryshme të gjejnë se çfarë tjetër mund të na mbrojë nga koronavirusi. Ekspertët pajtohen se vitamina D mund të veprojë si një mburojë kundër Covid-19.

Në fakt, një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Cantabria-s në Spanjë tregoi se njerëzit me mungesë të vitaminës D kanë dy herë më shumë gjasa të preken nga virusi sesa njerëzit me nivele normale.

Studimi tregoi gjithashtu se më shumë se 80 për qind e pacientëve me koronavirus në një spital spanjoll kishin mungesë të vitaminës D. Kështu, marrja e kësaj vitamine është e rëndësishme sepse për shkak të stinës së dimrit, vitaminën nuk mund ta marrim përmes diellit.

Disa ushqime që sigurojnë vitaminën D janë: Peshku yndyror si toni dhe salmoni, mëlçia e viçit, e verdha e vezës, këpurdhat, kosi, qumështi, lëngu i portokallit, mishi i derrit, drithërat, margarina, tërshëra dhe djathi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat