Këto ushqime ndikojnë në uljen e stresit, duhet t’i konsumoni patjetër

Ushqime

Këto ushqime ndikojnë në uljen e stresit, duhet t’i konsumoni patjetër

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:12
Ilustrim

Në kohet e sotme stresi është përhapur shumë te njerëzit, për arsye nga më të ndryshmet.

Ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë, por ekziston një kategori ushqimesh që kontribuon në largimin e stresit.

Ne po ju sugjerojmë të paktën 10.

Vaj ulliri

Hidhni një lugë vaj ulliri në sallatën tuaj pasi konsumi ditor i vajit të ullirit është provuar se rrit serotoninën, një substancë që përçon ndjenjën e lumturisë.

Spinaq

Të shumtë janë ata që as nuk duan ta shohin me sy, por ky produkt është i pasur me acid folik, i cili çon trupin tonë në prodhimin e serotoninës dhe dopaminës.

Çaj i zi

Çaji i zi përmban të gjitha llojet e komponimeve si polifenole, flavonoide dhe katekina. Të gjitha këto janë mënyra fantastike për të bërë të lumtur neurotransmetuesit tuaj.

Spec i kuq

Specat e kuq janë plot me Vitaminë C, e cila ka aftësinë të largojë ato radikale të lira të keqija dhe hormonet e stresit. Nëse i hani ato të gjallë, do të kenë më shumë fuqi.

Tërshëra

Ju ndihmon të stabilizoni sheqerin në gjak i cili na shkakton probleme nëse është i lartë.

Bukë gruri

Konsumoni pak bukë gruri të bërë vetë. Ka shumë karbohidrate dhe fibra të cilat prodhojnë shumë serotinë.

Çokollatë e zezë

Çokollata mund të jetë një shpëtim i vërtetë kur bëhet fjalë për zvogëlimin e stresit, por duhet të konsumoni çokollatën e zezë që do të thotë më shumë kakao dhe përbërës të shëndetshëm.

Çokollata e zezë mund të ketë përfitime antioksiduese dhe emocionale për t’ju ndihmuar të qetësoheni.

Fara kungulli

Farat e kungullit (dhe arrat apo bajamet) kanë nivele të larta të magnezit, i cili menaxhon stresin dhe nivelet e lodhjes.

Luleshtrydhe

Ushqimi perfekt për të luftuar stresin dhe për të shijuar është luleshtrydhe me çokollatë të zezë. Luleshtrydhet janë të pasura me fibra dhe vitaminë C e cila është vërtetuar se ul nivelin e kortizolit.

Fruta deti

Janë të njohura për përmbajtjen e madje të zinkut. Zinku në vetvete është një antioksidant dhe forcon sistemin tonë imunitar si dhe ul stresin dhe inflamacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat