Sipas ekspertëve këto ushqime nuk duhet të ngrohen kurrë në mikrovalë

Ushqime

Sipas ekspertëve këto ushqime nuk duhet të ngrohen kurrë në mikrovalë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Mikrovala është shpëtim për të gjithë ne kur duam ta bëjmë gati ushqimin sa më shpejt. Por jo çdo ushqim mund të ngrohet pasi është gatuar njëherë.

Disa ushqime mund të prishen ose të humbasin vlerat ushqyese kur vendosen në mikrovalë.

Ekspertët rekomandojnë të ngrohni çdo pjatë vetëm një herë. Sa më gjatë të ruhet ushqimi, aq më i lartë është rreziku që mikroorganizmat dhe bakteret e dëmshme të zhvillohen në të. Kur përgatitet siç duhet, ushqimi nuk do të shkaktojë dëm për shëndetin tuaj.

Gjithashtu, trazoni ushqimin në mënyrë që të mos ketë pjesë me përbërës të ftohtë – ato mund të bëhen terren për bakteret. Sa më shpesh të ngrohni ushqimin, aq më pak i shijshëm bëhet – perimet zbuten shumë  dhe mishi forcohet.

Mishi

Mishrat e përpunuar përmbajnë konservues dhe kur janë të ekspozuar ndaj rrezatimit elektromagnetik, shndërrohen në përbërje kimike të rrezikshme siç është kolesteroli i oksiduar. Korja e freskët e pulës së skuqur shndërrohet në një shtresë të lagësht, të pakëndshme në mikrovalë dhe vetë mishi nxehet në mënyrë të pabarabartë.

Orizi

Ngrohja sërish e orizit çon në një rezultat të paparashikueshëm. Nëse orizi është ruajtur në temperaturë dhome për një kohë të gjatë është më mirë ta hidhni. Kokrrat e orizit përmbajnë bakterin Bacillus cereus, i cili mund të qëndrojë në ushqim pas përgatitjes së tij fillestare. Furra me mikrovalë nuk e rrit temperaturën aq lart sa të shkatërrojë këto patogjenë dhe kjo mund të çojë në helmim serioz. E njëjta gjë vlen për shumë ushqime që përmbajnë niseshte.

Peshku

Kushdo që ka provuar të ngrohë një pjatë peshku në mikrovalë e di se kjo është pakënaqësi e paharrueshme. I gjithë ambjenti mbushet me një erë "jo aq të mirë". Së dyti, peshku shndërrohet në diçka të pangrënshme. Për shembull, nëse ngrohni përsëri salmonin në mikrovalë, ushqimi do të humbasë të gjithë lagështinë dhe do të bëhet i thatë dhe i fortë.

Pizza

Një copë picë e sapodalë nga mikrovala nuk do të jetë më e preferuara juaj. Pjesët anash të picës do të zbuten, djathi do të bëhet i fortë dhe si i gomuar. Këtu nuk ka diçka të dëmshme por ushqimi nuk shije. Në vend të mikrovalës, provoni ta vendoni picën në një tigan ose furrë të nxehtë.

Zarzavatet

Zarzavatet (si gjethet e panxharit, për shembull) kanë veti të caktuara dhe ato mund të marrin flakë kur përpunohen në mikrovalë. Si rezultat, në vend të një vakti të shijshëm, ushqimi i djegur do të përfundojë në tryezën tuaj. Rrezatimi elektromagnetik shkakton formimin e nitrosaminave të dëmshme në spinaq dhe panxhar. Këto substanca mund të jenë kancerogjene.

Supa

Supa e thjeshtë mund të ngrohet në mikrovalë. Sidoqoftë, supa e trashë e pastër është një histori tjetër. Pjata do të fillojë të shpërthejë me pika supash që do të spërkasin brenda paisjes. Kjo sepse lëngu në pjatë nxehet në mënyrë të pabarabartë. Për të shmangur këtë efekt, përzjejeni supën çdo minutë.

Ushqimet për fëmijë

Formula e foshnjave, ushqimi për fëmijë dhe qumështi i gjirit nuk nxehen në mënyrë të barabartë në mikrovalë. Kështu që pikat e nxehta mund të shfaqen në lëng dhe mund të djegin gjuhën, gojën ose fytin e foshnjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat