Hani diçka përpara se të flini

Ushqime

Hani diçka përpara se të flini

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:59
Foto Ilustrim

Ju është thënë se të hani para gjumit është diçka për t’u evituar sepse ju prish gjumin? Ok, deri diku është e saktë, por një gjë e lehtë para se të shkohet në shtrat, në fakt mund t’jua bëjë gjumin edhe më të mirë.

Veçanërisht nëse darkën e hani disa orë para se t’i drejtoheni shtratit, apo nëse bëni një jetë aktive, të ngrënit e diçkaje të lehtë do të ndihmojë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak përgjatë natës.
E përse duket të kujdeseni për sheqerin në gjak?

Ashtu si shumë diabetikë e dinë, sheqeri në gjak dhe disa hormone të lidhura me të mund të karikojnë, ose në mungesë të tyre, të ulin nivelin e energjive sikurse dhe ndërhyjnë në aftësinë e trupit për të djegur ose mbajtur “stok” yndyrnat. Niveli i ulët i sheqerit në gjak e bën zgjimin të vështirë e të lodhshëm.

Ai gjithashtu fajësohet edhe për prishjen e gjumit gjatë natës dhe ndërprerjet e shpeshta të tij.  
Pavarësisht se në dukje koha që kalojmë në gjumë duket si pasive, trupi vazhdon aktivitetin e tij, i cili çrregullohet, ose vështirësohet nëse kalojmë 10, 12 apo 14 orë pa ngrënë. Kjo është edhe arsyeja kryesore përse mjekët dhe dietologët gjithmonë kanë theksuar rëndësinë e të ngrënit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat