Ushqimet e gatshme ndikojnë negativisht në inteligjencën e fëmijëve

Ushqime

Ushqimet e gatshme ndikojnë negativisht në inteligjencën e fëmijëve

Më: 17 janar 2021 Në ora: 08:22
Ilustrim

Konsumi i ushqimeve të gatshme si pica ul koeficientin e inteligjencës tek fëmijët.

Kërkuesit e universitetit të Bristolit thonë se konsumi i ushqimeve si patatinat, çokollatat dhe biskotat mund të dëmtojnë inteligjencën e fëmijëve në një kohë që konsumi i ushqimeve të shëndetshme shton inteligjencën e tyre.

Kërkuesit e universitetit të Bristolit duke analizuar 4 mijë fëmijë nga mosha 3 deri në 7 vjeç shqyrtuan influencën e regjimeve të ndryshme ushqimore tek inteligjenca e tyre.

Këto kërkime treguan se fëmijët në moshën 3 vjeçare të cilët ushqeheshin me ushqime të gatshme si fast food, patatina, salsiçe dhe sallam kishin një koeficient inteligjence të ulët në moshën 8 vjeç e gjysmë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat