Receta e piteve të shtëpisë

Ushqime

Receta e piteve të shtëpisë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Ne iu sjellim më poshtë përgatitjen e thjeshtë të piteve të shtëpisë dhe kombinimin e tyre fantastik.

Pitet e shtëpisë janë padyshim ndër më të preferuarat e që të vjen t’i shijosh në çdo kohë.

Mes recetave të ndryshme, ajo e kombinimit të tyre me vaj ulliri, hudhër dhe majzanoz është me të vërtetë speciale.

Ne iu sjellim më poshtë përgatitjen e thjeshtë të piteve të shtëpisë dhe kombinimin e tyre fantastik.

Përbërësit 

½ kg miell

200 gr kos

Gjysmë luge kafeje me sodë buke

Kripë

Vaj për skuqje

Një lugë gjelle uthull molle (që pitet të mos thithin vaj gjatë skuqjes)

4-5 thelpinj hudhra të shtypura

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

Majdanoz i grirë hollë dhe i freskët

Përgatitja 

Në një tas të madh hidhni miellin dhe hapni një gropë në mes.

Shtoni aty kosin, hidhni kripën, uthullën si dhe sodën dhe përzjejini mirë me duar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Sipas preferencës mund të shtoni edhe një kokërr vezë gjatë punimit të brumit me dorë.

Kur brumi është shndërruar në një masë kompakte të butë dhe  jo të thatë, mbulojeni me një pecetë kuzhine.

Lëreni që të pushojë për një orë në një ambjent disi të ngrohtë.

Më pas, ndajeni brumin në toptha të vegjël.

Në tavolinën e punës në kuzhinë nisni t’i hapni ato përmes një petësi në formë të rrumbullakët në madhësinë që dëshironi.

Pasi e keni shtruar petën, piten kalojeni për skuqje nga të dyja anët.

Nëse preferoni, para se t’i skuqni, kur i keni hapur mund t’i shtoni brenda pak gjizë apo mbushje të tjera sipas preferencës.

Pasi keni shtuar mbushjen, paloseni piten dhe bashkoni mirë me anë të një piruni të dyja anët e pites në mënyrë që të mos dalë mbushja gjatë skuqjes.

Më pas skuqini në një tigan me pak vaj.

Në fund, shtypni hudhrat, vendosini në një tas, shtoni vajin e ullirit dhe majdanozin e grirë hollë, përzjeini bashkë dhe lyeni pitet pasi t’i keni skuqur.

Konsumojini të ngrohta dhe nëse dëshironi hidhuni pak fare kripë sipër.

Përmes kësaj recete do të mund të përgatisni rreth 10-12 pite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat