Biskota me bajame, perfekte për t’u konsumuar në çdo moment të ditës

Ushqime

Biskota me bajame, perfekte për t’u konsumuar në çdo moment të ditës

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Të shijshme dhe aromatike, biskotat me bajame janë receta perfekte si për të nisur ditën, ashtu edhe për një mesvakt në punë apo gjatë kafes së pasdites. Dhe janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur.

Përbërësit:

380 gr bajame të grira

140 gr sheqer

10 gr maja pluhur

Lëkura e një limoni

Një vezë

Pak kripë

Pak reçel (p.sh manaferrash ose kajsish)

Disa bajame të qëruara dhe të pjekura për dekorim

Përgatitja:

Nxehni furrën në 180 gradë. Bashkoni bajamet e grira me sheqerin e situr. Shtoni majanë pluhur, vezën, dy lugë lëkura limoni të grira dhe pak kripë. Përzieni gjithçka derisa të krijoni një brumë të trashë, me të cilin do të formoni toptha në madhësinë e një arre.

Vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre. Përsipër shtypini duke iu krijuar një vrimë në të cilën mund të vendosni nga një bajame të pjekur ose pak reçel.

Piqini për 15-20 minuta ose derisa biskotat të jenë krokante. Mund t’i ruani në një vazo me kapak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat