Petë sfoliatë me pulë dhe brokoli

Ushqime

Petë sfoliatë me pulë dhe brokoli

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

1 petë sfoliatë, 1 filetë pule, 150 g brokoli i zier, 150 g djathë Gouda, 2 lugë Parmigiano, kripë, piper, 1 e verdhë veze dhe fara susami.

PËRGATITJA:

Ziejmë filetën e pulës dhe brokolin. Më pas i presim në copa të vogla së bashku me djathin. Vendosim në tavë petën sfoliatë, e mbushim me pulën, brokolin dhe djathrat, e rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Presim anët e petës në shirita dhe i mbledhim duke i thurur me njëri – tjetrin.

E lyejmë me të verdhë vezë dhe e spërkasim me fara susami. E pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 15-20 minuta derisa të marri ngjyrë të artë. E presim në copa pasi të ftohet pak dhe e shijojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat