Vezë dhe spinaq – Vakti që të githë duhet të hanë nëse duan të humbin peshë

Ushqime

Vezë dhe spinaq – Vakti që të githë duhet të hanë nëse duan të humbin peshë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Rënia nga pesha është një mision i vështirë por jo i pamundur, sidomos me aktivitetin fizik dhe ushqyerjen e duhur.

Frutat, perimet, vezët dhe barishtet janë ushqimet më të mira për rënien në peshë. Spinaqi është një nga barishtet më të shëndetshme për organizmin.

Kombinimi i rregullt i spinaqit me vezët për rënien nga pesha është një nga rekomandimet më të forta të ekspertëve.

Të dyja këto ushqime janë të rëndësishme për shëndetin dhe janë të pasura me ushqyes dhe antioksidantë.

Njerëzit që merren me aktivitet fizik, atletët dhe kërcimtarët konsumojnë rregullisht spinaq dhe vezë për të mirëmbajtur peshën e tyre.

Por spinaqi dhe veza kurrësesi nuk mund të përbëjnë ushqimet e vetme ditore për një peshë të mirë, megjithatë nëse ato konsumohen rregullisht krahas ushqimeve të tjera të shëndetshme, mund të bëjnë ndryshim në organizmin tuaj.

Vezët ofrojnë shumë proteinë, acide yndyrore dhe vitaminat A, E, D dhe K.

Spinaqi ofron shumë hekur, folat dhe vitaminat C dhe B. Të gjitha këto pastrojnë enët e gjakut. Magnezi, kaliumi dhe kalçiumi tek spinaqi parandalojnë tensionin e lartë të gjakut.

Një nga aspektet negative të këtij regjimi është mungesa e kalçiumit që përthithet lehtë nga organizmi.

Trupi e ka shumë të vështirë të përthithë kalçiumin nga spinaqi ndërkohë që sa i përket vezëve, ekspertët thonë se njeriu nuk duhet të hajë më shumë se dy në ditë për arsye të kolesterolit.

Por mund të merrni ushqime me kalçium për të kompensuar. Nësë dëshironi të provoni regjimin dietik të spinaqit dhe vezëve mund të vini fantazinë në punë.

Vezët mund të zihen, skuqen ose piqen. Spinaqi mund të zihet, piqet ose të hahet i freskët.

Të dyja kombinohen së bashku jo vetëm në sallata por mund të kavërdisen së bashku, të zihen ose të piqen në furrë në kombinim me erëza të thata. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat