Jufka me kërpudha

Ushqime

Jufka me kërpudha

Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Kur mendojmë për jufkat gjëja e parë që na vjen në mend është mishi i pulës, ndoshta sepse ky është kombinimi më i zakonshëm në tryezat e shqiptarëve. Por sot ju propozojmë një variant të ri, jufka me kërpudhë.

Përbërësit: ½ qepë, 500 g kërpudha, 250 g jufka. 250 g krem djathi, kripë, piper, gjalpë dhe verë.

Përgatitja: 

Ziejmë jufkat në ujë me kripë sipas udhëzimeve në paketim. Në tigan skuqim qepën e prerë hollë me gjalpë, kripë dhe piper. Shtojmë kërpudhat dhe i kaurdisim disa minuta ne temperaturë mesatare, i shuajmë me verë . Shtojmë kremin e djathit, jufkat e ziera dhe pakëz lëng. I përziejmë mirë dhe i shërbejmë të ngrohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat