Cheesecake me luleshtrydhe

Ushqime

Cheesecake me luleshtrydhe

Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Përbërësit:
300 g biskota me kakao
150 g gjalpë
250 g krem maskarpone
200 g krem djathi
80 g qumësht i kondensuar
200 g luleshtrydhe
Gjethe mente
Limon

Në blender bluajmë biskotat derisa të bëhen pluhur, i vendosim në tas shtojmë gjalpin e butë dhe e punojmë me duar derisa të bëhet një masë.

E shtrojmë në tavë dhe e shtypim derisa të bëhet e gjithë sipërfaqja e njëtrajtshme. Rrahim në tas kremin e maskarpones, qumështin e kondensuar, kremin e djathit dhe lëngun e limonit.

E vendosim kremin mbi biskota dhe e lëmë të pushojë 5-6 orë. Para se ta shërbejmë e zbukurojmë me luleshtryshe , degë mente dhe lëkurë limoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat