Ushqimet që shkaktojnë dhimbje koke

Ushqime

Ushqimet që shkaktojnë dhimbje koke

Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Ne të gjithë jemi përballur me një dhimbje koke të bezdisshme disa herë në jetën tonë, pas ekspozimit në diell, zhurmës së madhe, orëve të gjata para ekranit të kompjuterit, muzikës me zë të lartë, stresit, pagjumësisë ose konsumimit të “keq” të gjumit dhe alkoolit. Këto janë vetëm disa shembuj të rutinës sonë të përditshme, e cila lehtë mund ta shkaktojë dhimbje koke.

Sidoqoftë, sipas hulumtimeve, disa ushqime gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje koke. Sipas ekspertëve, ata që vuajnë nga migrena kanë në gojë dhe zorrë shumicën e mikroorganizmave që prishin shpejt nitratet.

Kjo shpjegon pjesërisht pse disa ushqime që përmbajnë nitrate duket se shkaktojnë migrenë. Kur këto kimikate ndahen nga bakteret në trup ato shndërrohen në oksid nitrik në gjak, i cili zgjeron enët e gjakut dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Tre ushqime tipike janë çokollata, vera dhe mishrat e përpunuar, siç janë sallamet. Pra, nëse vuani nga migrena, kujdes me konsumin e këtyre ushqimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat