Të mos hash mëngjes do të thotë të dëmtosh shëndetin në të ardhmen

Ushqime

Të mos hash mëngjes do të thotë të dëmtosh shëndetin në të ardhmen

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Në përgjithësi anashkalimi i mëngjesit ka si pasojë konsum të një sasie më të madhe ushqimi dhe të një cilësie më të dobët.

Kjo sjell obezitet, kolesterol të lartë dhe probleme të tjera.

Duke filluar ditën me një mëngjes të ekuilibruar të pasur në proteina të shëndetshme mund të ndihmojë në stabilizimin e sheqerit në gjak gjatë ditës, në uljen e “urisë” për sheqer dhe yndyrë dhe në të qenit më vital.

Të konsumosh mëngjes do të thotë të ulesh riskun e shfaqjes së diabetit të tipit II dhe sëmundjeve kardiake.

Duke pasur nivele më të qëndrueshme të sheqerit mbrohet zemra dhe truri nga dëmtime.

Me pak fjalë mëngjesi zgjat jetën.

Një tjetër studim ka treguar se njerëzit që nuk hanë fare mëngjes kanë 450 herë më shumë shancë të bëhen obez nga ata që konsumojnë rregullisht mëngjes të ekuilibruar mirë.

Githashtu mos harroni se mëngjesi në “fast food” është njësoj i dëmshëm si kur e anashkalon fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat