Bishtajoret që mbrojnë kockat dhe ulin kolesterolin

Ushqime

Bishtajoret që mbrojnë kockat dhe ulin kolesterolin

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 22:18
Bishtajoret

Thjerrëzat konsiderohen si një superushqim falë shtatë lëndëve ushqyese që përmbajnë. Si rezultat, këto bishtajore përfshihen në regjimin ushqimor javor për shëndet të mirë të kockave dhe jetëgjatësisë.

Fibra

Thjerrëzat janë të pasura me fibra të tretshme të cilat kontribuojnë në ndjenjën e ngopjes dhe lëvizshmërisë së zorrëve. Përveç kësaj, një dietë e pasur me këto fibra mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit në gjak, pasi parandalon aparatin tretës që ta thithë atë. Sipas ekspertëve, rritja e marrjes së fibrave ka qenë e lidhur me parandalimin e kancerit të zorrës së trashë dhe diabetit të tipit 2.

Acidi folik

Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyeshëm i acidit folik, një vitaminë B-komplekse e lidhur me prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionin e shëndetshëm të nervave. Acidi folik është veçanërisht i dobishëm për shtatzëninë. Një veti kryesore është se ndihmon në parandalimin e defekteve të tubit nervor në fetus.

Magnezi

Magnezi është një element i rëndësishëm për gjakun, pasi kontribuon në rrjedhën e tij të mirë dhe përqendrimin e oksigjenit. Mungesa e magnezit mund të shkaktojë dhimbje, mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash, i cili rrit rrezikun e problemeve me zemrën.

Kalciumi

Kalciumi është përbërësi kryesor për forcimin e kockave. Thjerrëzat janë një burim i rëndësishëm dhe funksionojnë si një alternativë e mirë për ata që shmangin ushqimet shtazore.

Proteina

Një filxhan thjerrëzash përmban 18 gramë proteina bimore, një sasi ekuivalente me 85 gramë salmon. Kombinimi i dy ushqimeve mund të sigurojë gjysmën e qëllimit ditor të proteinave (50-75 gram) për të rritur masën muskulore.

Polifenole

Polifenolet janë mbrojtëse kundër një sërë rreziqesh, në sajë të veprimtarisë së tyre antioksidante, ndërsa gjetjet shkencore kanë gjetur një lidhje dhe me jetëgjatësinë.

Hekuri

Hekuri ndihmon në kanalizimin e oksigjenit në indet e trupit. Për më tepër, mungesa e hekurit në trup çon në anemi. Një filxhan thjerrëzash përmban 6.6 miligram hekur, rreth një e treta e nevojave tona ditore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat