Pitalka kineze

Ushqime

Pitalka kineze

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

• 250 gr miell, • 2 dcl ujë të valë, • 3 lugë vaj susami ose bajame, • pak kripë,raporton Gazeta Kosova Sot

Zihet brumi duke i shtuar dalëngadalë ujë, gjersa të gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar. Brumi ngjishet mirë që të bëhet elastik, i jepet forma e topthit dhe mbulohet me pecetë.

Pas 30 minutash, ngjeshet edhe 5 minuta duke e përmiellur, hollohet në spirale 40 centimetra dhe pritet në 16 pjesë-toptha.

Njëkohësisht shtrihen nga dy toptha. Gjysma e njërit zhytet në vaj, bashkohet me topthin tjetër dhe tëhollohen në madhësi pjate. Njëlloj veprohet me tërë brumin. Fërgohen në tigan tefloni me fund masiv pa yndyrë. Nxehet tigani dhe piqet njëra anë 1 minutë, pastaj edhe ana tjetër piqet 1 minutë, njëkohësisht dy palë-petë përnjëherë. Vendosen në pjatë dhe njëlloj veprohet me të tjerat. Çdo palë-petë ndahet lehtë dhe me të mbështillet mishi i patës i pjekur në mënyrë kinez

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat