Cheesecake me çokollatë dhe luleshtrydhe

Ushqime

Cheesecake me çokollatë dhe luleshtrydhe

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Këtë recetë e bëj herë pas here. Është e thjeshtë dhe me pak përbërës.
Nëse e provoni, ju bëftë mirë ❤

Përbërësit:

 200 g biskota (nga ato të shkriftat me gjalpë), 500 g ricotta, 100 g gjalpë, 150 g çokollatë e zezë, 100 g sheqer (unë përdora më pak) dhe 7-8 luleshtrydhe.

PËRGATITJA: 

Thërmojmë biskotat imët dhe më pas i bashkojmë me gjalpin e shkrirë. Do të krijohet kështu baza e cheesecak-ut. Masën e shtrojmë në një tavë me hapje dhe e ngjeshim fort. E lëmë në frigorifer të pushojë afersisht 1 orë. Shkrijmë çokollatën me metoden që ju vjen më mbarë. Unë e bej shkrirjen në banjëmari. Përgatisim kremin duke rrahur ricotta-n me sheqerin, sa sheqeri te njehsohet plotësisht. Menjëherë shtojmë çokollatën e shkrirë dhe i njehsojme se bashku Gjysmën e kremit e hedhim mbi bazën e cheescakut. E hapim dhe sipër shtojmë luleshtrydhet e prera në copëza. Shtojmë sipër gjysmën e dytë të kremit dhe e hapim njëtrajtëaisht. E fusim në frigorifer per 5-6 orë. E pluhurosim me pak kakao nëse e preferoni dhe e dekorojmë me luleshtrydhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat