Ja si të përgatisni akullore me çokollatë, në shtëpi!

Ushqime

Ja si të përgatisni akullore me çokollatë, në shtëpi!

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 07:01
Ilustrim

Keni nguruar të përgatisni akullore në shtëpi duke menduar se është e pamundur pa një makinë të posaçme? Në fakt mund ta realizoni, duke ndjekur disa hapa të thjeshtë që jua tregon dritare.net, me vetëm katër përbërës.

Përbërësit

- 100 gr çokollatë

- 120 gr sheqer

- 6 kokërr vezë (të verdhat)

- 750 ml qumësht

Përgatitja

1. Fillimisht ziejmë qumështin!

2. Në një tas tresim në banjëmari çokollatën e grimcuar me disa lugë qumësht të nxehtë dhe pastaj hedhim kremin e përftuar në qumështin e mbetur.

3. Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë.

4. Më pas e hollojmë me qumësht çokollatën e shkrirë duke e hedhur ngadalë. E vendosim në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzierë, e lëmë që kremi të trashet por pa arritur të ziejë.

5. E filtrojmë kremin nëpërmjet një kullese, e hedhim në një enë dhe e lëmë të ftohet duke e përzier herë pas here. E vendosim në makinën e akullores dhe e heqim pas 20 minutash.

6. Akullorja është gati. Provojeni dhe na tregoni si ju doli!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat