Ushqimet ndaj të cilave duhet pasur kujdes!

Ushqime

Ushqimet ndaj të cilave duhet pasur kujdes!

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Ka ushqim prana, i cili i jep energji trupit tonë, ushqim negativ prana, i cili shteron energjinë tonë dhe zero ushqim, i cili as nuk shteron as nuk i jep energji trupit, por konsumohet vetëm sepse është i shijshëm dhe sepse njerëzit ndihen letargjikë

E para në listën e ushqimit prana* negativ është hudhra.

Kjo perime është një ilaç shumë i fuqishëm, por ka një ndryshim nëse konsumoni diçka si ilaç apo e fusni atë në trup çdo ditë, si pjesë e një vakti.

Hudhra ka përfitime të shumta shëndetësore, dhe në ayurveda përdoret për trajtime dhe tretmanë të veçantë shëndetësorë.

Nëse konsumoni hudhër, sistemi juaj nervor stimulohet jashtëzakonisht. Mirëpo, problemi është se gjithçka që stimulon sistemin nervor, në fakt ju mban në një gjendje të ngritur për një kohë, dhe pastaj ju ul papritmas.

Përdorimi i përditshëm i stimuluesve nervorë në cilëndo formë qoftë gradualisht do t’ju bëjë të bëheni të pandjeshëm ndaj jetës dhe përvojës.

Ushqimet që kanë një efekt negativ në sistemin nervor dhe nuk duhet të konsumohen çdo ditë përfshijnë:

▪ hudhrën,
▪ qepën e kuqe,
▪ asafoetida (erëzë),
▪ specat djegës,
▪ kafen dhe çajin.

Mendimtari dhe filozofi shpirtëror Sadhguru paralajmëron se ushqimi nuk duhet të ndikojë në cilësinë e jetës sonë në kuptimin që ne bëhemi skllevërit e tij, por duhet të hamë dhe të jetojmë lirshëm, pa imponime dhe pa kufizime.

Kur ai thotë se ne duhet të hamë dhe të jetojmë sipas zgjedhjes sonë, ai beson se ne duhet të zgjedhim ushqimin dhe stilin e jetës në përputhje me nevojat e trupit tonë, dhe jo sipas përcaktuesve shoqërorë dhe modeleve të imponuara të jetës dhe kulturës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat