Polenta ose kaçamak me vezë

Ushqime

Polenta ose kaçamak me vezë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Përbërësit për 2 persona:

 1 filxhan çaji miell misri, 4 filxhan ujë, djathë Parmigiano, 1 lugë gjelle djathë gongorzola, 1 lugë gjelle gjalpë, 2 vezë, proshutë derri e tymosur (speck), kopër, kripë, vaj ulliri, piper dhe fara speci djegës (sipas dëshirës) ⠀

Përgatitja:

 Vendosim ujin në një tenxhere dhe e lëmë të vlojë. Pasi ka uji ka vluar, ulim temperatirën e vatrës dhe hedhim pak kripë. Shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë gjatë gjithë kohës. Pasi shohim që polenta fillon të trashet, shtojmë djathrat dhe vazhdojmë e përziejmë. Në një tigan hedhim pak vaj dhe skuqim vezët me speck-un (proshutën e derrit). Vezët i largojmë në një pjatë që e verdha mos të skuqet, ndërsa proshuta duhet të jetë sa më krokante. Në një pjatë shtojmë polentën, vezën sipër, speck-un, piper, farat djegëse dhe pak kopër. Sipër shtoni pak nga yndyra e speck. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat