Marmelatë hurme në shtëpi, receta e lehtë që bëhet për pak minuta!

Ushqime

Marmelatë hurme në shtëpi, receta e lehtë që bëhet për pak minuta!

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 20:55
Hurma

Në këtë artikull do t'ju tregojmë sesi të bëni një marmelatë të thjeshtë dhe të shijshme prej hurme.

Përbërësit:
8 hurma të pjekura, të pastruara e të bëra pure
1 mollë, pure
1/4 f. çaji lëng limoni
750 gr sheqer
vanilje ose 2 shkopinj kanelle

Përgatitja:
Purenë e mollës dhe hurmave vendoseni në një tenxhere dhe ziejini për 15-20 minuta. Lëreni të pushojë për disa minuta, pastaj shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit dhe ziejeni sërish deri sa të mpikset. Hiqni shkumën që nxjerr gjatë zierjes dhe në fund shtoni pak kanellë dhe liker nëse keni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat