Supë me krahë pule

Ushqime

Supë me krahë pule

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

200-300 gr krahë pule, 2 dcl salcë domatesh, 1 vezë, 1 lugë ajkë, 1 karotë, majdanoz. Krahët e pastruar zihen në 1. 5 lit ujë me karotë të kaluar në rende, kripë, vegetë. Pasi të jetë zier mishi, largohet nga eshtrat, ndahet në copa të vogla dhe kthehet prapë në supë.

Shtohet salcë domatesh ose domate të kaluara në rende dhe, posa të vlohet, largohet nga zjarri. Hidhen ajka e tundur me vezë dhe majdanozi i grirë hollë.

Shërbehet e nxehtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat