Kek me vanilje dhe krem pastiçerie për t’ju ëmbëlsuar drekën e darkën

Ushqime

Kek me vanilje dhe krem pastiçerie për t’ju ëmbëlsuar drekën e darkën

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 06:54
Ilustrim

Mëngjes, drekë apo darkë, asgjë nuk të shijon më shumë se një kek i mirë kur është fundjavë. Për këtë arsye, dritare.net ju ka sjellë një recetë të një keku të shijshëm me vanilje dhe krem pastiçerie.

Përbërësit për kremin e pastiçerisë:

2 vezë
2 gota qumësht
3 lugë gjelle miell
4 lugë sheqer
1 bustinë sheqer vanilje (10 gr)

Ndajmë të bardhat nga të verdhat. Rrahim të verdhat me rrahësin elektrik. Shtojmë sheqerin, miellin. Në fund shtojmë gjysmë gotë qumësht të ftohtë ndërsa pjesën tjetër e kemi vënë të ngrohet me bustinën e vaniljes. Bashkojmë qumështin e ngrohtë dhe të ftohtë, i përziejmë në tas e me pas i kalojmë në tenxhere në zjarr të ulët derisa të trashet duke e përzier vazhdimisht. Kremin e formuar e kalojmë në një enë xhami, e mbulojmë me qese plastike që të mos formojë cipë dhe e lëmë mënjane, ndërkohë që bëjmë kekun.

Për kekun me vanilje na duhen:

2 vezë të plota dhe të bardhat e vezëve që lamë nga kremi
200 gr miell (8 lugë gjelle)
100 gr sheqer (1 gotë)
1 filxhan çaji gjalpë
1 gotë kos
1 bustinë vanilje (10 gr)
1 pluhur pjekje (ose sodë buke)
Rrahim të bardhat e vezës derisa bëhen shkumë. Shtojmë më pas të verdhat. Shtojmë një nga një kosin, sheqerin dhe gjalpin e shkrirë.
Në fund miellin pak nga pak. Kur brumi është gati shtojmë dhe pluhurin pjekës & vaniljen. E hedhim në tavë shtresën e parë dhe shtojmë kremin e pastiçerisë. Shtojmë brumin e mbetur. E përhapim mirë. Pjekja si gjithmonë në furrë të parangrohur në 180-190 gradë për 40-50 minuta. Pasi është pjekur mos e prisni direkt, duhet ta lini të ftohet krejtësisht që të mpikset kremi. Ju bëftë mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat