Qofte me kunguj

Ushqime

Qofte me kunguj

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Përbërësit: 2 kunguj • 1 kokërr vezë • 4 lugë bukë e thekur e grirë (sipas nevojës, sepse varet nga madhësia e kungujve) • 100g djathë i bardhë • 50g Parmigiano i grirë • kripë, gjethe mente (sipas dëshirës) • vaj ulliri • vaj për skuqjen

Përgatitja për qoftet në furrë:

1Ndezim furrën në temperaturën 180°C.

2Në një tas grijmë kungujt me rende që ka vrima të mëdha, shtojmë vezën, djathin e bardhë të thërrmuar, djathin Parmigiano, gjethet e mentes të copëtuara imët me dorë dhe bukën e grirë sipas nevojës. I përziejmë me dorë dhe u japim qofteve formë.

3I vëmë në një tavë me letër furre dhe me ndihmën e një furçe, i lyejmë me vaj ulliri nga të dyja anët. I pjekim për rreth 20 minuta në temperaturën 180°C duke i kthyer nga të dyja anët. Nëse qoftet i skuqim, i vendosim mbi një pjatë me letër kuzhine që t’u thithim vajin e tepërt. I shërbejmë me sallatë sipas dëshirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat