Test i thjeshtë për të zbuluar nëse perimet jeshile që i bleni janë bio

Ushqime

Test i thjeshtë për të zbuluar nëse perimet jeshile që i bleni janë bio

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Është thelbësore të zbulohet nëse perimet që i bleni në treg janë bio, pasi konsumi i perimeve të falsifikuara mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore, dhe gjithashtu të ketë efekte kancerogjene.

Me këtë truk të thjeshtë të ndarë nga Autoriteti i Sigurisë dhe Standardeve Ushqimore të India (FSSAI) mund të zbuloni nëse janë të falsifikuara perimet jeshile.

Merrni një copë pambuku të njomur me parafinë të lëngshme, fërkoni ose fshijeni sipërfaqen e jashtme p.sh. të specit të gjelbër. Nëse nuk vërehet ndonjë ndryshim ngjyrash në pambuk, ai është i papërlyer, ndërkaq nëse pambuku bëhet i gjelbër, ai është i falsifikuar.

Kjo ngjyrë ndryshe quhet malakiti, dhe është një bojë tekstili, që përdoret gjerësisht si një ilaç antiprotozoal dhe antifungal për peshqit, por edhe për perime si speca djegës, bizele dhe spinaq.

Sipas Qendrës Kombëtare për Informacionin Bioteknologjik (NCBI), toksiciteti i ngjyrës rritet me kohën e ekspozimit, temperaturën dhe përqendrimin. Është raportuar se shkakton kancerogjenezë, mutagjenezë, fraktura kromozomale, teratogjenicitet dhe toksicitet respirator

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat