Supë me spinaq dhe brokoli

Ushqime

Supë me spinaq dhe brokoli

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Përbërësit: 

1 kokë brokoli, 200 g spinaq, 1 karotë, 1 qepë mesatare, 3 thelpinj hudhër, 4 gota me lëng mishi/pule (afërsisht 1 litër) ose ujë, lëngun 1 gjysmë limoni, 3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 dorë mente, kripë, piper dhe majdanoz.

Përgatitja: 

Në një tavë ku kemi shtruar paraprakisht letër për pjekie, shtrojmë brokolin e ndarë në lule dhe karrotën e ndarë në mes. I spërkasim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper. I pjekim në furrë të parangrohur për afërsisht 15 minuta në temperaturë 200⁰C. Në një tenxhere kavardisim me vaj ulliri qepën e prerë hollë. Pasi fillon të zbutet shtojmë hudhrat e prera imët dhe pas disa minutave shtojmë perimet e pjekura e më pas lëngun e pulës/mishit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, mbyllim kapak dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Shtojmë spinaqin dhe e lëmë edhe 5 minuta. Masën e kalojmë në një blender dhe e bëjmë krem. Shtojmë lëngun e limonit, menten dhe lëkurën e lime. Shtojmë aq lëng limoni sa shijon. E servirim të ngrohtë me pak majdanoz. Nëse e provoni, ju bëftë mirë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat