Hapi më i rëndësishëm në përgatitjen e zahireve

Ushqime

Hapi më i rëndësishëm në përgatitjen e zahireve

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Shumica e fillestarëve bëjnë një gabim të madh në fillim të përgatitjes së zahireve, gjë që bën që ato atyre t’u dështojnë

Hapi më i rëndësishëm në përgatitjen e një mezeje të lehtë për ditët e ftohta është sterilizimi i kavanozit.

Prandaj, nëse doni të përgatitni zahire, sigurohuni që kavanozat tuaj të jenë gati për të.

Këto janë këshillat e kuzhinierit të famshëm Jamie Oliver:

Ngroheni furrën në 180 gradë dhe vendosni kavanozat e larë mirë të cilët më parë i keni vendosur në një tepsi.

Kavanozat nuk bën të preken me dorë.

Pas 10 minutash, nxirrni nga furra dhe nëse keni nevojë t’i lëvizni, përdorni një dorezë të sterilizuar, në mënyrë që të mos prishni të gjithë mundin e bërë.

Ju gjithashtu duhet të sterilizoni kapakët duke i futur në ujë të valuar për 10 minuta. Kur kapakët të sterilizohen, nxirrni ata me një kapëse.

Shikoni videon se si duket e gjithë procedura:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat