Ushqimet më të ‘rrezikshme’ për fëmijët e vegjël

Ushqime

Ushqimet më të ‘rrezikshme’ për fëmijët e vegjël

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Disa ushqime nuk preferohen aspak për fëmijët e vegjël.

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore ka përpiluar një listë me ushqimet më të rrezikshme për fëmijët e vegjël, ku në krye janë hot-dogat.

Prandaj ekspertët paralajmërojnë se nëse u shërbeni hot dog fëmijëve të vegjël, sigurohuni që fillimisht t’i qëroni, pra t’i hiqni lëkurën dhe t’i prisni në copa më të vogla.

Ushqime të tjera që mund të paraqesin rrezik të madh që mund të qojnë deri te mbytja e fëmijëve janë kokoshkat, buka e bardhë, krisurat ose ëmbëlsirat me oriz

Ato pasohen nga karamele të forta, rrushi, arra, copat e djathit, perimet e papërpunuara, çamçakëzi, marshmallows, pula pa kocka dhe fruta të tilla si mollët, portokallet, qershitë dhe shalqinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat