Keni edhe 2 ditë kohë për t'i blerë, ja cilat ushqime fatsjellëse nuk duhet të mungojnë natën e Vitit të Ri

Ushqime

Keni edhe 2 ditë kohë për t'i blerë, ja cilat ushqime fatsjellëse nuk duhet të mungojnë natën e Vitit të Ri

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 22:45
Ilustrim

Bollëk, shëndet, para dhe gëzim! Këto janë kuptimat që fshihen pas disa ushqimeve të caktuara që nuk duhet të mungojnë në tryezën festive të fundvitit. Ju kemi folur më parë për thjerrëzat, por nuk janë të vetmet. Për të mbyllur mirë vitin 2021-shin dhe për të nisur mirë 2022-shin në treg gjeni një armatë të tërë produktesh. 

1. Thjerrëzat/Për shkak të ngjashmërisë me monedhat, thjerrëzat konsiderohen ogur i mirë në prag të ndërrimit të viteve.

2. Mishi i derrit/ A e keni menduar ndonjëherë se përse arkat e kursimit kanë formën e derrit? Sepse ai është simbol i të ardhurave, ndaj shtojeni në tryezë pasnesër. Derri është ndër të paktat kafshë që nuk ecin kurrë mbrapsht, prandaj edhe progresi do të jetë në anën tuaj.

3. Lakra jeshile/ Përveçse është produkt i stinës, lakra jeshile është edhe fatsjellëse. Ngjyra e shpresës e përfshin atë në listën e ushqimeve që duhen future në pazarin e festave.

4. Shega/ Ky frut, aq shumë i njohur për vlerat e tyre ushqyese, është simbol i pjellorisë dhe pasurisë, ndaj edhe grekët e vendosin me shumicë në tryezën festive.

5. Rrushi/ Për spanjollët dhe meksikanët, rrushi është simboli i bollëkut dhe mbarësisë, tradita thotë që duhen ngrënë 12 kokrra rrush para trokitjes së akrepave në mesnatë.

6. Frutat e thata/ Sipas francezëve në natën e ndërrimit të viteve duhen ngrënë 13 lloje të ndryshme frutash të thata.

7.Mandarina/ Për kinezët është mandarina fruti fatsjellës më i mirë sepse falë formës së saj sferike i ngjan pafundësisë. Kjo është edhe arsyeja pse për festa kinezët i dhurojnë njëri-tjetrit mandarina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat