Sardele në furrë

Ushqime

Sardele në furrë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Sardelet konsiderohen si peshku më i sigurt për konsum. Janë të pasura me acide yndyrore Omega 3 dhe nuk përmbajnë mërkur, kështu që i bëjmë një nder shumë të madh vetes nëse i përfshijmë në dietën tonë.

PËRBËRËSIT:

 600-700 g sardele, 2 thelpinj hudhër të shtypur, 2 lugë gjelle lëng limoni, 2 lugë çaji mustardë, 1 lugë gjelle rigon, 3 lugë gjelle vaj ulliri, majdanoz sipas dëshirës,  kripë, piper i zi dhe piper i kuq

PËRGATITJA:

 Fillimisht pastrojmë sardelet. Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas (përveç majdanozit). Sardelet i shtojmë në tasin me erëza dhe me dorë mundohemi që t'i përhamin ngado nëpër sardele. I shtrojmë në një tavë të spërkatur me pak vaj ulliri dhe i pjekim në temperaturë 220⁰C për afërsisht 17 minuta. Nëse sardelet janë të mëdha mund të duan edhe disa minuta më tepër.
Para se të shërbehen hedhim sipër pak majdanoz të freskët të prerë hollë. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat