U jepni fëmijëve ushqim me vete në shkollë? Ja gjashtë vakte të shëndetshme

Ushqime

U jepni fëmijëve ushqim me vete në shkollë? Ja gjashtë vakte të shëndetshme

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

 

   

COMMENTS

Me kthimin në shkollë është koha për t’u rikthyer në hapat e përgatitjes dhe paketimit të drekës për fëmijët tuaj. Përgatitja dhe marrja e një vakti të lehtë është diçka e vlefshme dhe e rëndësishme për shëndetitn, pasi ju vetë mund të zgjidhni me kujdes ushqime cilësore dhe të mbushura me lëndë ushqyese.

Ushqimet e shëndetshme janë të rëndësishme sepse fëmijët kanë “bark të vogël” dhe orare të ngarkuara, që do të thotë se ata nuk kanë gjithmonë oreks për vakte të mëdha, as nuk kanë durim të hanë gjithçka që kanë në pjatën e tyre. Prandaj ato japin më shumë mundësi për të përmbushur kërkesat e përditshme për vlera ushqyese, duke i mbajtur të vegjlit të ngopur dhe me energji.

Fruta dhe perime

Frutat dhe perimet sigurojnë një sasi të mjaftueshme të glukozës, që për organizmin përkthehet në energji. Gjithashtu ato ofrojnë edhe plot lëndë ushqyese të rëndësishme si vitaminat, mineralet dhe fibrat. Krahas vlerave ato ofrojnë edhe shije fantastike, të cilës me siguri të vegjlit nuk do të mund t’i rezistojnë dot.

Lëngje me fruta ose perime

Nëse metoda me fruta dhe perime nuk bën, ia vlen të provoni një metodë tjetër. Ka kaq shumë kombinime të ndryshme me të cilat mund të bëni lëngje fantastike, plot me vlera për shëndetin e të vegjëlve tuaj, sa nuk mund të numërohen.

Përzierje arrorësh me fruta të thata

Një mënyrë e zgjuar për t’i siguruar fëmijës tuaj proteina, yndyrna të shëndetshme dhe fibra është duke bërë një përzierje arrorësh dhe frutash të thata.

Kos

Kosi është një burim i shkëlqyer i kalciumit, një mineral i rëndësishëm që mbështet shëndetin e kockave dhe funksionin e muskujve.

Tërshëra

Një burim i rëndësishëm fibrash, ajo ju mban të ngopur, përmirëson shëndetin e zemrës dhe ndihmon tretjen.

Sanduiç me bukë integrale

Kur të vendosni për një sanduiç, sigurohuni që përbërësi i bukës të jetë gruri integral, pasi ai siguron më tepër lëndë ushqyese dhe fibra. Yndyrnat janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e trurit dhe trupit. Ato ofrojnë vitamina A, D, E dhe K, që mbështesin shëndetin e lëkurës, forcën e kockave, shikimin dhe koagulimin e gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat