Simite italiane me shije të mrekullueshme: Përgatiten shpejt dhe lehtë

Ushqime

Simite italiane me shije të mrekullueshme: Përgatiten shpejt dhe lehtë

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 06:35
Ilustrim

Nuk pritet që brumi të bymehet

Përbërësit:

– 110 g jogurt grek,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 100 ml ujë,
– 240 g miell,
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira,
– 50 g gjalpë.

Përgatitja:

Përzieni jogurtin, kripën dhe ujin, pastaj shtoni miellin dhe pluhurin e ëmbëlsirave.

Ngjishni brumin. Brumin ndajeni në 6 pjesë dhe formoni me duar në topa të vegjël.

Piqni në një tigan në të cilin keni shtuar pak vaj.

Kur të jenë gati lyeni me gjalpin e shkrirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat