Kjo bimë popullore ul sheqerin dhe mbron zorrët

Ushqime

Kjo bimë popullore ul sheqerin dhe mbron zorrët

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 13:44
Përdorimi i bimës

Pirja e ekstraktit të çajit jeshil për katër javë te njerëzit me një profil të ngarkuar kardiovaskular, duket se është në gjendje të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë shëndetin e zorrëve duke reduktuar inflamacionin.

Sipas studiuesve të Universitetit Shtetëror të Ohajos, ky është studimi i parë që vlerëson nëse vetitë anti-inflamatore të çajit jeshil në zorrë mund të përmirësojnë rreziqet e sindromës metabolike.

“Ka shumë prova se konsumi më i lartë i çajit jeshil lidhet me nivele më të mira të kolesterolit, sheqerit dhe triglicerideve, por nuk ka asnjë hulumtim që lidh përfitimet e tij në zorrë me këta faktorë shëndetësorë,” tha autori i parë Richard Bruno, profesor i të ushqyerit njerëzor. në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Ekipi hulumtues ekzaminoi 40 subjekte në një studim pasues të hulumtimit të vitit 2019 që kishte treguar nivele më të ulëta të mbipeshes dhe rreziqeve shëndetësore.

Bima po ashtu përmirësonte shëndetin e zorrëve te minjtë që ushqeheshin me suplemente me çaj jeshil.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat