Efektet anësore të shafranit

Ushqime

Efektet anësore të shafranit

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 17:20
Ilustrim

Shafrani i Indisë përdoret shpesh si një kurë medicinale që mund të ndihmojë me gjithçka.

Studimet kanë lidhur përbërësin e tij aktiv, kurkuminën, me lehtësimin e dhimbjeve, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe të tretjes, mbështetjen e shëndetit të mëlçisë dhe të trurit, por edhe shërimin e shpejtë të plagëve të lëkurës.

Megjithatë, pavarësisht përfitimeve të panumërta, në disa raste ai mund të shkaktojë më shumë dëm sesa shërim.

Kush nuk duhet ta konsumojë atë?

Edhe pse besohet se shafrani i Indisë është i mirë për shumicën e individëve, për disa mund të mos jetë keshtu.

Problemet e mëposhtme shëndetësore kërkojnë kujdes shtesë:

Mungesa e hekurit

Shafrani i Indisë mund të pengojë përthithjen e hekurit nga organizmi.

Një studim zbuloi se shafrani i Indisë, së bashku me specin djegës dhe hudhrën, zvogëlon sasinë e hekurit që trupi juaj mund të thithë, me 20 deri në 90 %.

Kështu që nëse jeni të prirur apo keni anemi, ai mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Çrregullime të gjakderdhjes

Shafrani i Indisë mund të ngadalësojë aftësinë e gjakut tuaj për t’u mpiksur, gjë që mund të intensifikojë problemet e gjakderdhjes.

Në të njëjtën mënyrë, ai mund të përforcojë gjithashtu efektet e ilaçeve për hollimin e gjakut, të cilat mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat