Këto janë ushqimet që rrisin ankthin tuaj

Ushqime

Këto janë ushqimet që rrisin ankthin tuaj

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Ankthi është emri që përmbledh në një ombrellë betejat shumëdimensionale të brendshme me të cilat përballet njeriu. Nëse do të shpreheshim me gjuhën popullore, atëherë me plot bindje do t’ju rrëfenim se ankthi të ha së brendshmi.Por sikur të mos mjaftonin këto beteja, ankthi nxitet edhe nga disa produkte, ushqime dhe pije jo të shëndetshme.

Kafeina

Organizmi ka një genotip të veçantë për kafeinën që njihet si CYP1A2, që përcakton mënyrën se si ne e përballojmë çajin, kafenë, çokollatën dhe çdo gjë tjetër me kafeinë. Nëse njeriu ka metabolizëm të shpejtë, kafeja dhe çaji ofrojnë vetëm ndikime pozitive. Por nëse metabolizmi është i ngadaltë, atëherë kafeina ushqen shqetësimet tuaja të brendshme.

Sheqeri dhe ëmbëlsuesit artificialë

Sheqeri është faktor rreziku për ankthin. Studimet kanë treguar se sa më shumë sheqer të hani aq më të predispozuar do të jeni të vuani nga ankthi. Trupi prodhon më shumë radikale të lira të cilat kërcejnë në enët e gjakut si një top pinpongu duke dëmtuar qelizat dhe shtresat e brendshme. Ëmbëlsuesit artificialë janë më keq se sheqeri. Pijet e gazuara ulin nivelet e serotoninës rrisin simptomat e ankthit, luhatjet e humorit, paranojën dhe sulmet e panikut.

Alkoli

Edhe pse mund të mendohet ndryshe, konsumi i alkolit përkeqëson problemet me ankthin. Veçanërisht kur teprohet me sasinë, aq më i rrezikshëm bëhet për ankthin tuaj. Alkoli ndryshon kiminë e trurit dhe e bën ankthin një kërcënim më të madh. Alkoli ndikon tek transmetuesit nervorë duke e bërë heqjen dorë prej tij, një mision shumë sfidues.

Ushqimet e skuqura

Vajrat e skuqur shkaktojnë probleme të ndryshme nervore. Sa më shumë ushqime të tilla të skuqura të hani aq më në ankth do të jeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat