I nxehti dhe ushqimet/ Nutricionistët këshillojnë: Ujë, fruta e perime, jo mish dhe alkool

Ushqime

I nxehti dhe ushqimet/ Nutricionistët këshillojnë: Ujë, fruta e perime, jo mish dhe alkool

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Po përjetojmë temperatura mbi 40 gradë dhe për më tepër që stina e verës parashikohet të zgjasë më shumë se tre muaj.

Ushqimi në mot të nxehtë kthehet në problem më vete.  Ndihemi të plogësht, kemi mungesë oreksi apo probleme me tretjen.

Por çfarë do ishte mirë të konsumonim në këtë stinë të nxehtë?

 “Duke qenë se dehidratohemi nga të nxehtët, këshillohet konsumimi i 1 litër e gjysmë ujë në ditë, 2-3 porcione frutash, shalqi, pjepër, pjeshkë, nektarina. Këshillohen perimet, domate, speca, kastravec, patate, sallatë. Kosi rekomandohet shumë. Por nuk këshillohet mishi i kuq, që rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer në zorrën e trashë.

Këshillohet të hani mish të bardhë, pra pulë dhe peshk. Alkooli e rëndon organizmin, ëmbëlsirat dhe brumrat gjithashtu. Është mirë që në mëngjes herët dhe pasdite vonë të bëhet stërvitje apo ecje. Ndërsa në plazh merruni me not, lojërat me top janë të mira, por mbani gjithmonë parasysh, jo në orët e pikut”, sipas nutricionistes Arlinda Garruci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat