Për të humbur peshë, duhet të hiqni dorë nga këto tre ushqime

Ushqime

Për të humbur peshë, duhet të hiqni dorë nga këto tre ushqime

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Një nutricionist shpjegon se për të humbur peshë duhet të hiqni dorë nga tre ushqime specifike.

Sheqeri

Dr Mosley shpjegoi në podcastin e tij se ata që duan të humbin peshë duhet të reduktojnë ushqimet r ëmbla si ëmbëlsirat dhe drithërat e mëngjesit me sheqer.

“Hiqni menjëherë sheqerin, ëmbëlsirat, pijet e ëmbla. Kjo përfshin shumicën e drithërave të mëngjesit, të cilat zakonisht janë plot me sheqer, si dhe shumicën e smoothie-ve dhe lëngjeve të gatshme.”, theksoi doktori.

Karbohidratet me niseshte

Sipas Dr Mosley, ata që duan të humbin peshë duhet të “minimizojnë ose shmangin karbohidratet me niseshte – bukën, makaronat, patatet dhe orizin e bardhë”. Në vend të kësaj, atyre u kërkohet të zëvendësojnë karbohidratet e rregullta me “drithëra integrale, të tilla si bollgur, thekra e plotë, elbi i plotë. Ai shpjegoi se orizi kaf është një opsion i mirë si edhe bishtajoret si thjerrëzat, fasulet dhe qiqrat.

Ushqimet e tepërta të përpunuara

Dr. Mosley paralajmëroi se për të humbur peshë duhet të përjashtohen patjetër ushqimet e përpunuara, të cilat jo vetëm që ju shëndoshin, por edhe janë shumë të pashëndetshme: “Ushqimet jashtëzakonisht të përpunuara përfshijnë burgers, patate të skuqura, pica, hot dog, ushqime të paketuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat