Pse duhet të hani më shumë shegë

Ushqime

Pse duhet të hani më shumë shegë

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 17:02
Shega

Shega është një frut që njihet si simbol i jetesës së shëndetshme, për këtë arsye duhet ta konsumoni sa më shumë.

Një shegë plotëson deri në 16 për qind të nevojave ditore të trupit për vitaminë C. Nutricionistët rekomandojnë ta hani me lukthin bosh. Nëse vuani nga dhimbje nyjash, konsumoni shegë sepse përmban flavonole që reduktojnë ënjtjet.

Përveç kësaj, përmban edhe antioksidantin punicalagin, i cili ka aftësinë të mbrojë zemrën dhe sistemin e gjakut. Nëse e konsumoni rregullisht, do ta ulni presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq.

Një gotë me lëng shege në ditë do ta ruajë shëndetin e prostatës dhe do ta zvogëlojë mundësinë e mosfunksionimit erektil. Gjithashtu lufton bakteret në trup, si Escherichia coli dhe stafilokoku.

Nëse jeni nën stres, shega do të nxisë prodhimin e serotoninës, e njohur më mirë si hormoni i lumturisë dhe për një kohë të shkurtër do të filloni të ndiheni shumë më mirë, pra me një disponim më të mirë.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se shega është efektive në parandalimin e zhvillimit të kancerit të mushkërive, gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe lëkurës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat