Çfarë duhet të konsumoni nëse jeni të uritur para gjumit?

Ushqime

Çfarë duhet të konsumoni nëse jeni të uritur para gjumit?

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Nutricionistja e njohur australjane dhe blogerja e shëndetit Jessica Sepel, ka treguar ushqimet e saj të mbrëmjes vonë dhe si t’i frenojmë për mirë ato dëshirat për një vakt të lehtë para gjumit.

Jessica Sepel, themeluese e JS Health në websajtin e saj sugjeron ushqimet e pasura me proteina.

Ajo rekomandon jogurt me manaferra ose me qershi dhe çokollatë të zezë. Jogurti për kalcium dhe manaferrat për antioksidantët.

“Jogurti përmban proteina dhe kalcium, kështu që kjo do ju bëjë të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur”, -thotë ajo.

Jogurti ndikon në rritjen e imunitetit, ndihmon në humbjen e peshës, ndalon infeksionet, por së bashku me vetitë antioksiduese të manaferrave është një opsion fantastik dhe ushqyes para gjumit.

Ky është sezoni i qershive, kështu që ato janë, gjithashtu, një mundësi e kënaqshme pasi përmbajnë sasi të vogla të melatoninës që nxit gjumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat