Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

Ushqime

Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Padyshim që ushqimi ndikon shumë në shëndetin e përgjithshëm të trupit tonë.

Është shumë e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje ushqimit që hamë, sepse shpesh mund të ketë një efekt negativ në trupin tonë.

Gastroenterologët (mjekët specialistë me ekspertizë në çrregullimet dhe sëmundjet që prekin sistemin tretës) shpjegojnë se duhet të shmangim patjetër disa ushqime, sepse ato dëmtojnë shëndetin e zorrëve tona.

Për këtë arsye, siç transmeton Huff Post, ata kanë përzgjedhur një listë me ushqimet që nuk i preferojnë dhe kjo është këshillë edhe për të tjerët:

Kallëp proteinash

Ndonëse janë të shëndetshme dhe shumë të njohura, për shkak të sheqerit që përmbajnë dhe aditivëve të tjerë, nuk janë të përshtatshëm për zorrët tona dhe shpesh çojnë në dispepsi.

Buka e bardhë

Për shkak të nivelit të lartë të sheqerit që përmban, buka e bardhë nuk është e dëshirueshme si ushqim i mirë për zorrët.

Mishi i kuq i përpunuar

Përveç të gjitha vitaminave dhe aminoacideve që përmban, përdorimi i tij duhet të jetë i dozuar. Problemi është se në kombinim me bakteret që gjenden në zorrë, mund të çojë në aterosklerozë.

Pijet e gazuara

Këto pije duhen shmangur me çdo kusht, jo vetëm për shkak të zorrëve, por në përgjithësi për shkak të përbërjes nuk i sjellin asgjë të mirë të gjithë organizmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat