Studimi: 14% e të rriturve të varur nga ushqimet e përpunuara

Ushqime

Studimi: 14% e të rriturve të varur nga ushqimet e përpunuara

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 00:03
Ilustrim

Një në shtatë të rritur dhe një në tetë fëmijë kanë varësi ndaj ushqimeve të përpunuara.

Sipas një studimi të publikuar së fundmi ka rezultuar se ushqimet e gatshme shkaktojnë pasojë të rënda shëndetësore, si kancer apo sëmundje të zemrës.

Një analizë e 281 studimeve nga 36 vende të ndryshme e publikuar në revistën shkencore “BMJ”, zbuloi se “varësia ndaj ushqimeve të përpunuara” ndodh në 14% të të rriturve dhe 12% të fëmijëve.

Shkencëtarët thanë se nëse disa ushqime të pasura me karbohidrate dhe yndyrna do të kategorizoheshin zyrtarisht si “varësi”, atëherë kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të njerëzve, pasi mund të bëjë që njerëzit t’i shmangin këto produkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat