​Çfarë ndodh në trup kur hani shumë bukë?

Ushqime

​Çfarë ndodh në trup kur hani shumë bukë?

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Edhe pse është një ushqim shumë i disponueshëm dhe popullor që shumica e njerëzve vështirë se mund ta imagjinojnë një vakt pa të, mjekët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i bukës mund të çojë në disa pasoja të padëshiruara për shëndetin tonë, raporton Medical News Today.

Shtimi në peshë

Marrja e lartë e karbohidrateve të thjeshta, siç është buka e bardhë e përgatitur paraprakisht, mund të çojë kryesisht në shtim të padëshiruar në peshë.

Rritja e rrezikut të diabetit

Po kështu, ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i bukës çon në një rrezik të shtuar të diabetit. Gjegjësisht, ushqimi që përmban karbohidrate, si buka, shkakton rritje të sheqerit në gjak.

Sheqeri i lartë në gjak mund të çojë në pasoja edhe më të dëmshme si sëmundjet e zemrës, humbja e shikimit dhe sëmundjet e veshkave, andaj është kritike të mbani nën kontroll sheqerin në gjak.

Problemet e lëkurës

Përveç shtimit në peshë dhe rrezikut më të lartë të diabetit, nëse hamë shumë bukë, mund të kemi probleme me shëndetin e lëkurës.

Studiuesit kanë zbuluar se marrja e ushqimeve me indeks të lartë glicemik, që është vetë buka e bardhë, përkeqëson gjendjen e lëkurës sonë, çon në formimin e puçrrave ose akneve.

Kapsllëku

Problemet me tretjen janë edhe një tjetër efekt i padëshiruar i konsumimit të tepërt të bukës. Siç shpjegojnë mjekët, për shkak të marrjes së ulët të fibrave mund të vijë deri te çrregullimi në funksionimin e sistemit tretës, e cila ndër tjerash, rezulton edhe me kapsllëk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat