Mënyra e gatimit të ushqimit mund të reduktojë riskun e kancerit

Ushqime

Mënyra e gatimit të ushqimit mund të reduktojë riskun e kancerit

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Kanceri është një sëmundje që kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore. Parandalimi ështē kura më e mirë. Është shumë e rëndësishme të ushqeheni shëndetshëm dhe në peshë normale. Mënyra e gatimit të ushqimit mund të reduktojë riskun e kancerit. Ushqyerja luan rol vendimtar në parandalimin dhe luftën kundër kësaj sëmundjeje serioze. Dieta bën diferencen se si e përgatisni dhe si e konsumoni.

Elementi i kuq

* të gjithë frutat dhe perimet e kuqe, si domatet dhe qitrot janë shumë të mira në luftën kundër kancerit, pasi përmbajnë antioksidantin lycopen.

* gatimi i perimeve për pak minuta çliron lycopen-in, i cili absorbohet lehtësisht nga qelizat e trupit.

* gatimi i domateve për pak minuta dhe konsummimi i menjëhershë, ose në formën e supës së domates rregullisht redukton rrezikun e kancerit.

* gatimi i ushqimeve me vaj ulliri është avantazh shtesë.

Hudhrat

* përmbajnë substancë allicin me veti shumë të fuqishme antikancer

Brokoli në avull

* enzima myrosinase është plotësisht prezente tek brokoli, i cili është i rëndësishëm në formimin e sulforaphane, që ka kapacitet të fuqishëm anticancer.

Gatimi i mishit në temperatura shumë të larta prodhon karcinogjen, që shkatërron qelizat tona të AND-së. Mënyra më e mirë e gatimit është në temperatura të ulëta.

Fusni hekur në dietën tuaj

Perimet jeshile janë burim i pasur hekuri. Absorbimi i tij është i vështirë pa shtesën e vitaminës C. Bananet dhe spinaqi janë burim i mirë. Po kështu dhe agrumet.

Gatuajini ushqimet me lëkurë, pasi ata përmbajnë fitokimikate dhe përbërës mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat